VIDEO/ Moti i keq, përmbytje të mëdha në Indi dhe në Kinë, viktima e të zhdukur

VIDEO/ Moti i keq, përmbytje të mëdha në Indi dhe në Kinë, viktima e të zhdukur

15:46, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një valë e motit të keq ka përfshirë Azinë jugore dhe lindore. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha në Indi. Raportohet për të paktën 16 viktima pas një rrëshqitje masive e tokës, ndërsa dyshohet se të paktën 100 të tjerë mund të jenë përfshirë në ngjarjen tragjike.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre nga balta e krijuar. Përmbytje nga reshjet e shiut janë regjistruar në shumë zona të Indisë, me një bilanc tragjik me mbi 100 jetë të humbura deri më tani. Emergjencë për shkak të motit të keq dhe stuhive raportohet edhe në kinë.

Në jug perëndim të këtij shteti, ka pasur përmbytje dhe probleme të tjera. Në rajonin Çongqing, autoritetet kineze regjistruan një nivel rekord reshjesh ditore të shiut me 227 milimetra. Zyrtarët kanë lëshuar një paralajmërim për ditët në vijim pasi stuhia do të vazhdojë që të jetë prezente në këtë shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco