Moti i keq, rreth 90 persona bllokohen në një kasolle në Slloveni

Moti i keq, rreth 90 persona bllokohen në një kasolle në Slloveni

12:02, 20/07/2023
A+ Aa A-

Sllovenia është përfshirë nga një mot i keq dhe me erë.

Duke bërë që të shkaktohen probleme të shumta për lëvizjen e qytetarëve.

Mediat shkruajnë se komandanti i Mbrojtjes Civile Sreçko Šestan ka njoftuar se për shkak të motit të keq kanë ngelur të bllokuar në një kasolle në Krma në Alpet Juliane në Gorenjska, rreth 90 persona në mesin e tyre 35 persona të verbër dhe me shikim të dobët dhe shoqëruesit e tyre.

Ndërkaq, Shoqata e shpëtimit malor të Sllovenisë njoftoi se shpëtuesit kanë arritur të thyejnë pemët e rëna dhe se u kanë çuar malësorët, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Kovinarska Koca, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme, në mënyrë që ata ta kalojnë natën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco