Akuzohet për racizëm dhe autokraci, presidenti i Tunizisë po merr 1 miliardë euro nga Europa

Akuzohet për racizëm dhe autokraci, presidenti i Tunizisë po merr 1 miliardë euro nga Europa

11:13, 20/07/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Tunizinë të dielën, duke i premtuar vendit afrikano-verior deri në 1 miliard euro investime.

Ndihma financiare dhe kredia i jepet Tunizisë me kushtin që të mos lejojë emigrantët të largohen nga brigjet e saj drejt Europës.

Marrëveshja është konsideruar si nxitëse për Presidentin e Tunizisë Kais Saied , një lider gjithnjë e më autoritar i cili i ka kaluar vitet e fundit duke minuar demokracinë e vendit, një dekadë pas rrëzimit të diktatorit me revolucion.

Tunizia ishte përshkruar më parë si e vetmja demokraci që kishte dalë nga lëvizja e Pranverës Arabe të vitit 2011.

“Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian ka mbështetur rrugëtimin e Tunizisë drejt demokracisë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Është një rrugë e gjatë, ndonjëherë e vështirë. Por këto vështirësi mund të kapërcehen.”

Disa ligjvënës evropianë dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se çdo marrëveshje që nuk përfshin garanci për të drejtat e njeriut do të shihet si miratim i politikave antidemokratike të Saied.

“Me pak fjalë, ne po bëjmë një marrëveshje me një diktator që është mizor dhe i pabesueshëm”, tha anëtarja holandeze e Parlamentit Evropian Sophie in ‘t Veld në një takim të Komitetit të organit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të martën.

“Kjo marrëveshje nuk përputhet me vlerat tona, nuk do të jetë efektive dhe nuk është përfunduar në mënyrë transparente dhe demokratike”.

Fakti që BE-ja e nënshkroi gjithsesi është dëshmi se sa të dëshpëruar janë bërë disa liderë evropianë për të frenuar migracionin, thonë analistët.

Saied erdhi në pushtet në vitin 2019 pas vdekjes së presidentit të parë të Tunizisë, Beji Caid Essebsi, i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Duke kandiduar si i pavarur, ai fitoi në mënyrë dërrmuese, pasi u pozicionua si i sapoardhur politik, i cili përballet me një elitë të korruptuar.

Por idealet demokratike u shtynë mënjanë në vitin 2021, kur presidenti filloi të rrëmbente pushtetin në kulmin e krizës Covid-19. Ai rrëzoi qeverinë, shpërndau parlamentin dhe filloi të qeverisë me dekret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco