Putin: Perëndimi “shtrembëroi” marrëveshjen e eksportit të grurit

Putin: Perëndimi “shtrembëroi” marrëveshjen e eksportit të grurit

09:56, 20/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për “shtrembërim” të marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi por siguroi se Moska do t’i rikthehet menjëherë asaj nëse përmbushen kërkesat e saj.

“Ne do të shqyrtojmë mundësinë e kthimit (në marrëveshje), por me një kusht: nëse ato merren parasysh dhe zbatohen, pa asnjë përjashtim”, tha Putin para kabinetit, takimi i të cilit u transmetua në televizion.

Ai shtoi se zgjatja e marrëveshjes nuk kishte kuptim, duke akuzuar Perëndimin se e përdor atë si një mjet “shantazhi politik”.

 “Në vend që të ndihmonte vendet në nevojë reale, Perëndimi e përdori marrëveshjen për shantazh politik dhe e ktheu atë në një mjet për pasurimin e shumëkombësheve, spekulatorëve në tregun botëror”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco