Sulm në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite vrasin një palestinez, 4 të plagosur

Sulm në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite vrasin një palestinez, 4 të plagosur

09:55, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një tjetër sulm është regjistruar në Bregun Perëndimor, ku si pasojë ka humbur jetën një palestinez dhe janë plagosur 4 persona. Militantët palestinezë raportuan se ishin përfshirë në përleshje me ushtarët dhe kolonët izraelitë në zonë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se të paktën katër persona u plagosën nga përleshjet me forcat izraelite, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë. Përleshjet u zhvilluan në sektorin lindor të Nablusit, në Bregun Perëndimor verior, një bastion tradicional i rezistencës palestineze ndaj pushtimit izraelit.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar gjatë 15 muajve të fundit, me një seri operacionesh Chahal nga ushtria izraelite, bastisje të kolonëve në fshatrat palestineze dhe sulme anti-izraelite.

Palestinezët duan të krijojnë një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Bisedimet e paqes izraelito-palestineze të ndërmjetësuara nga SHBA-ja dështuan në vitin 2014 dhe nuk ka asnjë perspektivë për rifillimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco