Ngjarje horror, përdhunohet dhe digjet me acid e mitura pranë shinave të trenit

Ngjarje horror, përdhunohet dhe digjet me acid e mitura pranë shinave të trenit

09:28, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një 15-vjeçare është vrarë.

Viktima është e mitura Yaroslav Shikova, e cila ka ndërruar jetë pasi u përdhunua dhe u dogj me acid. Trupi i saj është gjetur nga shoferi i një treni në shina, pasi ishte hedhur aty nga autori i vrasjes.

Vrasësi është një 16-vjeçar, i cili shkonte në një shkollë me viktimën. Shoferi i trenit që e gjeti vajzën tregoi se ajo ishte e zhveshur dhe kishte vetëm çorapet në trup, teksa kokën e kishte të mbuluar nga gjaku. Po ashtu, në gojë dhe në zonat gjenetale kishte djegie, që ishin shkaktuar me acid.

Sipas babait të 15-vjeçares, në natën kur ndodhi tragjedia, vajza e tij ishte kthyer nga një festë që ishte organizuar në shtëpinë e 16-vjeçarit, por nuk dihet arsyeja pse ajo doli sërish nga shtëpia nga dritarja e dhomës së saj pa informuar prindërit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco