I dha fund marrëveshjes, Rusia qëllon me raketa rezervat e grurit në Ukrainë

I dha fund marrëveshjes, Rusia qëllon me raketa rezervat e grurit në Ukrainë

16:44, 19/07/2023
A+ Aa A-

Sulmet me raketa ruse në bregun e Detit të Zi të Ukrainës kanë shkatërruar 60 mijë ton grurë dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e magazinimit, thonë zyrtarët.

Ministri i Bujqësisë Mykola Solskyi tha se një ‘sasi e konsiderueshme’ e infrastrukturës së eksportit ishte jashtë funksionit.

Rusia është tërhequr nga një marrëveshje ndërkombëtare për drithërat e vendosur që nga vera e kaluar, duke garantuar kalim të sigurt për eksportet përmes Detit të Zi.

Kremlini argumentoi se kërkesat e tij për eksportet ruse nuk ishin respektuar.

Brenda disa orësh pas tërheqjes së saj nga marrëveshja e grurit të hënën, Rusia kishte goditur qytetet portuale jugore të Odesa dhe Mykolaiv në orët e para të së martës.

Ajo pasoi me më shumë sulme gjatë natës deri të mërkurën, duke synuar terminalet e grurit dhe infrastrukturën portuale në Odesa dhe më tej në bregun e Detit të Zi në Chornomorsk, dy nga tre portet që u përfshinë në marrëveshjen e eksportit.

Zëdhënësi ushtarak i Odesa-s, Serhiy Bratchuk e quajti atë një ‘sulm vërtet masiv’.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se çdo sulm raketor ishte një goditje jo vetëm për Ukrainën, por për ‘të gjithë në botë që përpiqen për një jetë normale dhe të sigurt’.

Ministria e rindërtimit e Ukrainës publikoi një seri fotografish që tregojnë dëme në kapanone dhe objekte të tjera të grurit. Komentatorët rusë të luftës thanë se dëmi dëshmoi se Kievi nuk ishte në gjendje të rrëzonte shumicën e raketave dhe dronëve rusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco