Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ukraina humbet 20% të armatimeve, Zelensky kërkon më shumë mbështetje

Ukraina humbet 20% të armatimeve, Zelensky kërkon më shumë mbështetje

16:08, 16/07/2023
A+ Aa A-

Ushtria ukrainase ka humbur rreth 20 për qind të armatimeve, përfshirë ato të huaja, gjatë ditëve të para të kundërofensivës. Lajmin e bën të ditur “NYT”, që citon zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

Sipas burimit mediatik, humbjet në fjalë janë shkaku përse ushtria ukrainase u detyrua të ngadalësonte dhe të rishikonte strategjinë.

Ndërkohë, presidenti Zelensky, i cili priti të shtunën presidentin dhe zonjën e parë të Koresë së Jugut, njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për të asistuar Ukrainën me mbështetje ushtarake.

“Kur shpejtësia për përfundimin e luftës varet nga mbështetja globale për Ukrainën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një mbështetje e tillë të jetë intensive”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Pritet që çështja e ndihmave për Ukrainën të diskutohet në samitin e G20-s në Indi. Vendi në fjalë ka deklaruar se grupimi është një platformë për të diskutuar çështje financiare dhe jo sigurie, ndaj nuk do të ndihmojë në vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco