Çështja kufitare Kolumbi-Nikaragua, humbet kjo e fundit

Çështja kufitare Kolumbi-Nikaragua, humbet kjo e fundit

15:03, 14/07/2023
A+ Aa A-

Pas një kontesti të gjatë kufitar ndërmjet Kolumbisë e Nikaraguas, kjo e fundit ka humbur  mbi të drejtën për një zonën në Detin Karaibe, e cila është e pasur me naftë dhe peshk.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), në Hagë, thotë se një vendim i mëparshëm i vitit 2012 është i qëndrueshëm, njoftojnë mediet e huaja.

Më pas GJND e ricaktoi demarkacionin në det në mënyrë që Nikaragua të merrte një sipërfaqe deti disa mijëra kilometra katrorë që më parë ishte pretenduar nga Kolumbia.

Sidoqoftë, Kolumbia duhej të mbante arkipelagun San Andrés.

Nikaragua nuk ishte e kënaqur dhe donte të zgjeronte më tej ujërat e saj territoriale, por tani po refuzohet nga gjykata.

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, e quan vendimin një fitore të madhe dhe shkruan në Twitter se shpreson se do të nënkuptojë fundin e mosmarrëveshjes së gjatë kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco