SHBA dislokon 3 000 rezervistë në Evropë

SHBA dislokon 3 000 rezervistë në Evropë

12:42, 14/07/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së mund të dislokojë në të ardhmen deri në 3 000 rezervistë në Evropë. Në një urdhër të nënshkruar dje nga presidenti amerikan, Joe Biden, thuhet se ishte e nevojshme të përforcoheshin forcat aktive për zbatimin e operacionit ”Atlantic Resolve”.

Ushtria amerikane nisi misionin pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, gjë që shkeli ligjin ndërkombëtar.

Misioni synonte të forconte aleatët e NATO-s duke vendosur njësi të gatshme luftarake mbi një bazë rrotulluese në krahun lindor të NATO-s.

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) njoftoi pas urdhrit të presidentit se kjo nuk ndryshon fuqinë e trupave amerikane në Evropë.

”Nuk bëhet fjalë për forca shtesë”, u tha gazetarëve gjenerallejtnanti amerikan, Douglas Sims.

”Përkundrazi, rezervistët në të ardhmen mund të marrin përsipër detyra që më parë kryheshin nga ushtarë të një njësie aktive”, shtoi ai.

Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë se rezervistët mund të shërbenin si një lehtësim pothuajse për ushtarët aktivë në Evropë.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha gjithashtu se përfundimisht do të varet nga komandanti i EUCOM për të vendosur se si të përdorë fuqitë e reja.

Gjenerallejtënanti Sims tha se masa ilustron mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur të SHBA-së për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s në vazhdën e “luftës së paligjshme dhe të paprovokuar” të Rusisë kundër Ukrainës.

Pas njoftimit, revista politike me qendër në SHBA, ”Politico” shkroi se masa tregon se sa kërkues është misioni stërvitor i ushtrisë amerikane në Evropë, si dhe vendosja e disa brigadave të reja pas pushtimit rus të Ukrainës, ndaj forcave aktive.

Në një përfundim të ngjashëm doli edhe gazeta ”Washington Post”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco