Kërkoi mbylljen e rrjeteve sociale/ Kritikët: Macron po vendos Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut

Kërkoi mbylljen e rrjeteve sociale/ Kritikët: Macron po vendos Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut

17:44, 05/07/2023
A+ Aa A-

Protestat e dhushme duket se po i dalin nga kontrolli qeverisë francize.

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se qeveria duhet të konsiderojë kontrollin dhe ndërprerjen e rrjeteve të mediave sociale “kur gjërat të dalin jashtë kontrollit” në vend.

Komentet e presidentit erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin platforma të tilla si Snapchat dhe TikTok për organizimin dhe inkurajimin e trazirave dhe dhunës pas të shtënave javën e kaluar të një adoleshenti gjatë një ndalese trafiku policor në një periferi të Parisit.

“Ne duhet të mendojmë se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale. Kur gjërat dalin jashtë kontrollit, ne mund të na duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato”, tha Macron.

Mirëpo kritikët pretendojnë se një vendim i tillë do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut në shqyrtimin e masave të tilla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco