VIDEO/ Një shpërthim i fuqishëm tronditi rajonin e Donetskut

VIDEO/ Një shpërthim i fuqishëm tronditi rajonin e Donetskut

17:37, 05/07/2023
A+ Aa A-

Disa video janë shfaqur në mediat sociale që shfaqin një shpërthim të madh, dramatik pranë qytetit të Makiivka, Donetsk, i cili aktualisht është nën pushtimin rus.

Sipas Kievit, forcat ukrainase shënjestruan dhe shkatërruan një depo municioni ruse, ndërsa Moska akuzon Kievin për plagosjen e civilëve gjatë sulmit.

‘Si rezultat i operacioneve efektive ushtarake, një tjetër formacion i terroristëve rusë në Makiivka të pushtuar përkohësisht u eliminua’, njoftoi ushtria e Ukrainës.

Ukrainasit deklaruan se shpërthimi ishte i fuqishëm për shkak të një goditjeje në rezervuarin e karburantit ose municionit gjatë granatimeve.

Rusët pretendojnë se gjatë bombardimeve të Makiivka, një person ka mbetur i vrarë dhe se 41 persona janë plagosur.

Makiivka ndodhet në afërsi të qytetit të Donetskut, qendra kryesore e rajonit. Në pamjet që qarkullojnë në internet, duke përfshirë një video të shpërndarë nga Zyra e Komunikimeve Strategjike e Ushtrisë së Ukrainës, një top zjarri ngrihet në ajër, i ndjekur nga një zhurmë e fortë që thyen dritaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco