Ish-zëvendësi i Donald Trump vizitë 'surprizë' në Ukrainë

Ish-zëvendësi i Donald Trump vizitë 'surprizë' në Ukrainë

17:46, 29/06/2023
A+ Aa A-
Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, ka bërë sot një udhëtim surprizë në Ukrainë. Kjo e bën atë kandidatin e parë republikan që shkon në Ukrainë.
Mediat e huaja shkruajnë se Pence takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij.

“Unë besoj se Amerika është lideri i botës së lirë. Por, duke ardhur këtu thjesht si një qytetar i thjeshtë, duke qenë në gjendje të shoh me të vërtetë heroizmin e ushtarëve ukrainas”, tha Pence.

Një nga këshilltarët e Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha për Pence se “Ai e kupton thellësisht Rusinë dhe natyrën e këtij konflikti, se nuk ka të bëjë me territore, as për asnjë biznes, as për asgjë përveç gjësë kryesore, ato vlera për të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco