Aleati më i ngushtë i Putinit, opozitari bjellorus: Lukashenko i përfshirë në trafikimin e fëmijëve ukrainas

Aleati më i ngushtë i Putinit, opozitari bjellorus: Lukashenko i përfshirë në trafikimin e fëmijëve ukrainas

13:23, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një aktivist opozitar bjellorus ka dërguar materiale në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (ICC), të cilat implikojnë Bjellorusinë dhe presidentin e saj si pjesëmarrëse në kontrabandimin e fëmijëve ukrainas.

Lukashenko vazhdon të jetë aleati më i ngushtë i Putinit duke e lejuar Kremlinin që të përdorë territorin e tij që të dërgojë trupa dhe armë në Ukrainë dhe duke pranuar zbarkimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.

Lideri autoritar gjithashtu ka pranuar projektin e  një shteti “union” me Rusinë i cili parasheh thellimin e marrëdhënieve ekonomike, ushtarake e politike mes Moskës e Minskut, raportojnë mediat e huaja.

Pavel Latushka i cili është ish ministër i kulturës ka thënë se materialet të cilat i ka dërguar në ICC implikojnë Bjellorusinë në trafikimin e më shumë se 2,100 fëmijëve ukrainas të cilët ishin dërguar me forcë në Bjellorusi me aprovimin e Lukashenkos.

Latushka tha se ai shpreson që materialet e dërguara do të ia mundësojnë ICC’së që të lëshojë urdhër arrest ndaj Lukashenkos ashtu siç ka ndodhur me Putinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco