Gjermania po dërgon 4.000 ushtarë në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s

Gjermania po dërgon 4.000 ushtarë në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s

15:44, 26/06/2023
A+ Aa A-

Gjermania planifikon të stacionojë 4.000 ushtarë shtesë në Lituani për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të NATO-s, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Gjermania është gati të vendosë përgjithmonë një brigadë të fortë në Lituani. Është e nevojshme të ndërtohen objekte për akomodimin e ushtarëve”, tha Pistorius në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë.

Lituania i ka bërë vazhdimisht thirrje Gjermanisë që të vendosë forca luftarake në vend, i cili kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit.

Gjermania u zotua në qershor të vitit të kaluar të kishte një brigadë plotësisht të gatshme për të mbrojtur Lituaninë në rast të një sulmi.

Por Berlini deri më tani i ka rezistuar vendosjes së përhershme të pjesës më të madhe të brigadës në Lituani, duke këmbëngulur që ushtarët mund të dislokohen shpejt nga bazat në Gjermani.

Në qytetin e vogël Rukli në Lituani, aktualisht ka vetëm një post komandë brigade me rreth 20 ushtarë gjermanë.

Pjesa tjetër mbetet në vende të ndryshme në Gjermani. Forca të tjera gjermane janë në Lituani si pjesë e grupit luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco