‘Duhej të shkoja unë, por im bir donte të thyente rekord’, flet nëna e 19-vjeçarit që vdiq në nëndetëse: Mori kubin e Rubikut me vete dhe…

‘Duhej të shkoja unë, por im bir donte të thyente rekord’, flet nëna e 19-vjeçarit që vdiq në nëndetëse: Mori kubin e Rubikut me vete dhe…

11:50, 26/06/2023
A+ Aa A-

Gruaja e biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood, dhe nëna e 19-vjeçarit Sulaiman, që humbën jetën pas shpërthimit të nëndetëses Titan, ka folur për herë të parë pas tragjedisë.

Ajo ka treguar se fillimisht bileta ishte për bashkëshortin dhe për të, por i biri i kishte  kërkuar që të shkonte ai, pasi kishte dëshirë që të thyente rekord Guinness.

Christine Dawood dhe vajza e saj Alina ishin në bordin e anijes mëmë të Titanit, Polar Prince, kur u lajmërua se ata kishin humbur kontaktin menjëherë pasi zbritja filloi në orën 8 të mëngjesit të së dielës, 18 qershor.

Megjithatë, për Christine Dawood, e cila fillimisht u përpoq të qëndronte optimiste, çdo gjurmë shprese u zhduk kur kishin kaluar 96 orë nga zhdukja e anijes, që do të thoshte se oksigjeni brenda nëndetëses ndoshta kishte mbaruar.

“Ai ishte momenti kur humba shpresat dhe i dërgova mesazh familjes sime, duke u thënë se po përgatitesha për më të keqen”, tha ajo për BBC .

“Në fillim bileta ishte për mua dhe bashkëshortin. Pastaj u tërhoqa dhe e lashë Sulejmanin të merrte pjesë sepse ai e donte vërtet atë. Të gjithë menduam se thjesht do t’i shihnim ata të dilnin papritur në sipërfaqe… Ai kishte marrë kubin e Rubikut me vete”, tregon ajo.

Christine tha se djali i saj 19-vjeçar, student në Universitetin Strathclyde, kishte marrë një kub Rubik me vete në nëndetëse, duke shpresuar se ai do të thyente rekordin botëror për zgjidhjen e tij në pikën më të thellë të detit.

19-vjeçari aplikoi për Rekordet Botërore Guinness dhe babai i tij kishte sjellë një aparat fotografik për të kapur momentin.

Duke folur për djalin e saj, ajo tha se Sulejmani e donte aq shumë kubin e Rubikut, saqë e mbante me vete kudo. Ai kishte mësuar ta zgjidhte në vetëm 12 sekonda.

“Do të zgjidh kubin e Rubikut 3700 metra nën det, në Titanik”. Shprehej 19-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco