Udhëheqësi çeçen: Arroganca e Prigozhinit është e rrezikshme

Udhëheqësi çeçen: Arroganca e Prigozhinit është e rrezikshme

07:55, 25/06/2023
A+ Aa A-

Një aleat prej kohësh i Presidentit Putin ka kritikuar "arrogancën" e liderit të rebelimit Yevgeny Prigozhin, duke thënë se kjo mund të çojë në "pasoja të rrezikshme".

Duke postuar në Telegram pasi lideri Wagner u tërhoq, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov pohoi gjithashtu se Prigozhin kishte vepruar nga "zemërimi" për një zinxhir marrëveshjesh biznesi të pasuksesshme.

Kadyrov, udhëheqësi i republikës jugore ruse, tha se më herët kishte këshilluar edhe liderin e grupit Wagner që të linte mënjanë çështjet e tij.

“Kam biseduar me Prigozhin, duke i kërkuar që të lërë ambiciet e tij të biznesit dhe të mos i përziejë me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më dëgjoi, por më rezulton se ky zemërim tek ai vetëm sa është rritur gjatë gjithë kësaj kohe”.

Kadyrov u bëri thirrje të gjithë mercenarëve që të jenë "të matur" në vendimet e tyre - përndryshe kjo mund të çojë në "rezultate katastrofike" paralajmëroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco