Parlamenti gjerman miraton ligjin për emigrantët e kualifikuar

Parlamenti gjerman miraton ligjin për emigrantët e kualifikuar

21:17, 23/06/2023
A+ Aa A-

Bundestagu gjerman miratoi të premten një ligj të ri i cili inkurajon emigrantët nga jashtë Bashkimit Europian të synojnë Gjermani për punë.

‘Ky projektligj siguron prosperitet në Gjermani. Është e papranueshme që duhet të plotësosh 17 formularë të ndryshëm për të afruar një punonjës të ri në vend’, tha ministrja e Brendshme, Faeser gjatë prezantimit të ligjit në parlament.

Partia opozitare e Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe Bashkimi Kristian Social (CSU) përshëndetën disa nga propozimet e qeverisë, por kritikuan planet për të ulur pengesat e kualifikimit për punëtorët e huaj.

Sipas Deutsche Welle, projektligji prej 100 faqesh mund të përmblidhet në një fjali, ‘Të gjithë hyjnë, por askush nuk hidhet jashtë’.

Një risi e ligjit është një kartë mundësie e re dhe sistemi i pikëve të lidhura me të, i cili u lejon të huajve që nuk kanë ende një punë të caktuar, të shkojnë në Gjermani për një vit për të gjetur punë. Parakusht për marrjen e kartës do të jetë kualifikimi profesional ose diploma universitare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco