SHBA, algat toksike vrasin qindra balena dhe luanë deti

SHBA, algat toksike vrasin qindra balena dhe luanë deti

21:37, 22/06/2023
A+ Aa A-

Algat toksike që janë shfaqur në bregun jugor të Kalifornisë në SHBA kanë shkaktuar ngordhjen e qindra balenave dhe luanëve të detit.

Më shumë se 1000 kafshë detare kanë ngordhur ose janë sëmurë në bregun jugor të Kalifornisë në qershor, sipas një lajmi të BBC-së, bazuar në të dhënat nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA).

Ekspertët kanë vënë në dukje se arsyeja e kësaj situate janë algat toksike që janë shfaqur në rajon.

Duke theksuar se algat helmuese janë sezonale, ekspertët kanë paralajmëruar se ndryshimi i klimës mund ta përkeqësojë këtë problem.

“Dëgjoj për shumë njerëz që ecin në plazh dhe hasin në kafshë të sëmura ose të ngordhura”, ka thënë David Caron, një studiues i shkencave biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Duke deklaruar se “acidi domoik” i prodhuar nga algat përhapet nëpërmjet zinxhirit ushqimor midis kafshëve, Caron ka thënë se butakët dhe disa peshq e konsumojnë këtë helm dhe më pas specie të tilla si luanët e detit, balenat dhe shpendët e detit që hanë këto kafshë helmohen.

Caron ka shtuar se ekipet e mbrojtjes së kafshëve po ndërhyjnë te kafshët e sëmura me të gjitha mundësitë.

Sipas të dhënave të NOAA-së, më të prekur nga kjo situatë janë plazhet në Santa Barbara dhe Ventura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco