Ministri finlandez kërkon falje për fjalimin 'neo-nazist' në miting

Ministri finlandez kërkon falje për fjalimin 'neo-nazist' në miting

21:35, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Finlandeze, Vilhelm Junnila, tha se nuk do të merrte më pjesë në një aktivitet të organizuar nga milicia e Lëvizjes së Rezistencës Nordike, tashmë të ndaluar.

Ministri i Çështjeve Ekonomike të Finlandës ka kërkuar falje për paraqitjen në një miting të organizuar nga grupet neo-naziste; ai kërkoi falje gjithashtu që bëri një shaka për numrin '88' që mund të nënkuptojë 'Heil Hitler' për ekstremistët e krahut të djathtë dhe tha se ai dënon Holokaustin.

Vilhelm Junnila nga Partia Finlandeze e ekstremit të djathtë u betua për rolin e tij të ri vetëm të martën.

Një artikull i Euroneës në të njëjtën ditë theksoi se Junnila ishte folësi që u paraqit në një aktivitet në qytetin perëndimor Turku, që me sa duket duhej të përkujtonte një sulm terrorist mysliman me thikë dy vjet më parë me dy persona të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

Ngjarja ku foli Junnila ishte një "kush e kush është neo-nazist në Finlandë", sipas një studiuesi, dhe anëtarët e këtyre organizatave të ndryshme të ekstremit të djathtë në hije mund të shihen në fotografitë që qëndrojnë pas Junnila ndërsa ai mbante një fjalim të shkurtër, megjithëse në bregun përballë të lumit.

"Kishte një turmë njerëzish atje. Ai mbajti një fjalim në këtë ngjarje. Ishte një ngjarje për të nderuar kujtimin e viktimave të sulmit, jo një demonstrim apo ngjarje politike. Video regjistrimi i ngjarjes është ende i disponueshëm në internet," tha Junila në një postim në Facebook të enjten.

"Unë nuk do të merrja më pjesë në një ngjarje të tillë nëse do të organizohej," tha ai, duke e përshkruar Lëvizjen e Rezistencës Nordike si "agresive dhe që kërkon konflikt të qëllimshëm".

Numri '88'

Ministri Junnila gjithashtu kërkoi falje që bëri shaka me numrin 88, i cili u caktua rastësisht nga Komisioni Zgjedhor Finlandez si numri i tij si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës.

Për neo-nazistët, 88 është stenografi e koduar për Heil Hitler, pasi H është shkronja e tetë e alfabetit.

Ai i cilësoi veprimet e tij si "budallaqe dhe fëminore", dhe tha "mam bërë diçka të gabuar dhe më vjen keq për veprimet e mia".

Politikani postoi edhe një tjetër mesazh në Facebook të enjten në mbrëmje duke thënë: "Shpresoj që të gjithë ta kenë të qartë se unë dënoj Holokaustin, antisemitizmin dhe të gjitha aktet antisemitike me forcë."/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco