Kërkimet për nëndetësen e zhdukur, gjenden mbetje pranë Titanikut

Kërkimet për nëndetësen e zhdukur, gjenden mbetje pranë Titanikut

18:24, 22/06/2023
A+ Aa A-

Një fushë mbeturinash është zbuluar brenda zonës së kërkimit nga një ROV pranë Titanikut, sapo ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA.

Ekspertët brenda komandës së unifikuar janë duke vlerësuar informacionin, shkruan BBC.

Nëndetësja e vogël me 5 persona në bord u zhduk 3 ditë më parë në veri të oqeanit Atlantik, teksa ishte zhytur në thellësitë e tij për të parë mbetjet e “Titanic”.

Kush po kërkon dhe çfarë kanë gjetur?

Roja Bregdetare e SHBA vazhdon të udhëheqë kërkimin kompleks mbi një sipërfaqe të oqeanit “më të madhe se shteti i Connecticut”, rreth 20,000 km katrorë.

Një aeroplan kanadez P-3 zbuloi “zhurmat nënujore” në zonën e kërkimit, sipas rojës bregdetare.

Të dhënat nga avioni P-3 janë zbulimi i parë i mundshëm në kërkimin tre-ditor, duke drejtuar kërkimet drejt një lokacioni të caktuar.

Ekipet e shpëtimit nga marina, forcat ajrore dhe Roja Bregdetare e Kanadasë si dhe roja ajrore e Nju Jorkut po ndihmojnë në gjetjen e nëndetëses.

Një anije kërkimore franceze i është bashkuar gjithashtu përpjekjeve.

Nëndetësja Titan mendohet të jetë afërsisht 900 milje (1,450 km) në lindje dhe 400 milje (643 km) në jug të kryeqytetit të Newfoundland, St Johns.

Kontakti u humb një orë e 45 minuta pas zhytjes së nëndetëses, në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej 3,800 m.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”;

Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman;

Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate-kompania që organizoi misionin-është në bord gjithashtu;

Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco