Ndryshime të Kodit Penal në Bjellorusi, pedofilët do të kastrohen

Ndryshime të Kodit Penal në Bjellorusi, pedofilët do të kastrohen

17:55, 22/06/2023
A+ Aa A-

Bjellorusia po përgatitet të prezantojë ndryshime në kodin penal të vendit për të kastruar kimikisht pedofilët e dënuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anzhelika Kurchak, tha në Telegram se janë përgatitur ndryshime në kodin penal të vendit, të cilat përcaktojnë se, krahas dënimit për një krim, një vendim gjyqësor parashikon “trajtim të detyrueshëm të personave që vuajnë nga pedofilia”.

Nisma e Prokurorisë së Përgjithshme është mbështetur nga presidenti Aleksandër Lukashenko.

Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.

Pra Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat, duke parë si hormonin që shkakton shtytjen e seksit. Bëhet përmes administrimit të ilaçeve antandrogjen, qoftë në formë pilulash, ose më shpesh përmes injeksioneve.

Kjo metodë ndiqet në shumë vende të botës si në Argjentinë, Australi, Angli, Gjermani, Poloni, Moldavi, Estoni, Rusi, Francë, Danimarkë, Kanada, Zelanda e Re, Izrael, Indi, Indonezi, Tajlandë Korea e Jugut dhe 8 shtete në Amerikë.

Shumë persona janë akoma të shqetësuar me dhunën seksuale dhe se kastrimi kimik nuk e trajton çështjen në rrënjë.

“Nuk është e dobishme sepse nuk ndryshon mendësinë e dhunuesit. Kur të ndalojë trajtimi kimik, ata do të kenë të njëjtin mendim. Ne nuk e rregulluam mentalitetin e tyre, ata do ta bëjnë përsëri”- shprehen ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco