Macron takim me Melonin: Franca dhe Italia duhet të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Macron takim me Melonin: Franca dhe Italia duhet të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

19:40, 20/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar sot një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni në pallatin Elysee. Ai tha se të dyja vendet mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Franca dhe Italia janë të bashkuar në mbështetjen e përpjekjeve të luftës në Ukrainë. Ne duhet të vazhdojmë, veçanërisht në mënyrë që kundërofensiva e nisur disa ditë më parë të jetë sa më efektive që të jetë e mundur", tha ai, shkruan Sky News.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se gjatë natës së 20 qershorit, Rusia ka nisur sulme masive ajrore ndaj Ukrainës. Sipas shtabit, Moska ka lëshuar 30 dronë Shahed, 28 prej të cilave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco