Akuzat ndaj djalit të Biden/ Trump: Drejtësi e korruptuar, po e dënojnë sa një gjobë trafiku

Akuzat ndaj djalit të Biden/ Trump: Drejtësi e korruptuar, po e dënojnë sa një gjobë trafiku

19:29, 20/06/2023
A+ Aa A-

Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden ka rënë dakord për të pranuar akuzat për mospagim të taksave federale. Po ashtu, djali i Joe Biden do të pranojë një akuzë për posedim të paligjshëm të një arme dhe përdorim droge.

Një marrëveshje e tillë është e pazakontë, çka ka sjellë reagime të ashpra nga Partia Republikane.

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati kryesor i republikanëve, Donald Trump, tha se kjo marrëveshje tregon se drejtësia është e korruptuar.

Trump tha për Fox News se dënimi për Hunter Biden do të jetë sa për një gjobë trafiku.

“Atij i dhanë një gjobë trafiku dhe e pastruan për gjithçka,” tha Trump. “Është një turp për sistemin, është një turp për Amerikën, është një situatë shumë e padrejtë, është një sjellje e pahijshme e prokurorisë dhe është një ndërhyrje në zgjedhje, të gjitha të mbështjella në një,” shtoi ai.

“Ky është një sistem drejtësie i korruptuar dhe një FBI e korruptuar,” tha Trump, duke shtuar se nëse do ishte një nga anëtarët e familjes së tij, me shumë gjasë do përballej me një dënim prej qindra vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco