'Do të shkatërroj të pafajshmit'/ Hungaria arreston norvegjezin që planifikonte masakër të stilit ‘Breivik’

'Do të shkatërroj të pafajshmit'/ Hungaria arreston norvegjezin që planifikonte masakër të stilit ‘Breivik’

18:57, 20/06/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një shtetas norvegjez në Hungari me dyshimin se ai po planifikonte një sulm ekstremist e cila i përngjante një masakre të vitit 2011 në Norvegji që vrau 77 persona.

Zyra Kombëtare e Hetimit të policisë hungareze tha se 45-vjeçari kishte postuar video të shumta në internet në të cilat ai përshkruante planet e tij për të kryer sulmet.

Pas analizimit të videove dhe identifikimit të të dyshuarit, Qendra Kundër Terrorizmit e Hungarisë e arrestoi burrin në një apartament në Budapest më 14 qershor dhe konfiskoi pajisjet e tij elektronike. Në video, i dyshuari flet norvegjisht dhe anglisht, tha policia, dhe kërcënon të kryejë sulme në aeroporte, stacione hekurudhore dhe në aeroplanë, shkruajnë mediat e huaja.

"Unë do të shkatërroj të pafajshmit," tha ai në një video, sipas policisë.

I dyshuari përshkroi gjithashtu dëshirën e tij për të tejkaluar krimet e kryera nga ekstremisti norvegjez i së djathtës ekstreme Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 njerëz në masakrat me bomba dhe armë në Norvegji në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco