Akuza për korrupsion, policia bastis selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike në Paris

Akuza për korrupsion, policia bastis selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike në Paris

17:29, 20/06/2023
A+ Aa A-

Policia franceze ka bastisur ditën e sotme selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Sipas zyrtarëve të policisë bastisjet janë pjesë e dy hetimeve paraprake për korrupsion në lidhje me Lojërat Olimpike.

Mësohet se autoritetet po hetojnë akuzat për favorizim dhe keqpërdorim të parave publike në atribuimin e kontratave të ndërtimit.

Të martën, hetuesit kundër korrupsionit arritën pa paralajmërim në selinë e komitetit organizativ të Olimpiadës në Saint-Denis, një periferi e Parisit, si dhe në zyrat e Solideo, organi publik përgjegjës për ndërtimin e projekteve për lojërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco