Franca ndalon fluturimet e shkurtra me avion brenda vendit

Franca ndalon fluturimet e shkurtra me avion brenda vendit

21:17, 23/05/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Francë kanë vendosur të ndalojnë fluturimet e shkurta brenda vendit, kur ekziston mundësia që drejt këtyre destinacioneve të udhëtosh me tren, një lëvizje kjo që synon të shkurtojë emetimin e karbonit në mjedis.

Ligji i miratuar në kuvend para dy vitesh, hyri tani në fuqi dhe vendos që të ndalojë të gjitha fluturimet në destinacionet ku me tren mund të shkosh për vetëm 2 orë e gjysmë.

Në këtë ndalesë përfshihen të gjitha linjat ajrore nga Parisi në drejtim të Nantes, Lion, Bordeaux, teksa fluturimet tranzit nuk preken.

Kritikët e cilësuan këtë lëvizjes si tepër simbolike pasi më herët kishin kërkuar që në këtë ndalesë të përfshiheshin destinacionet që mund të arrihen deri në 4 orë me tren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco