Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën

Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën

20:57, 23/05/2023
A+ Aa A-

Komisioni Evropian i ka premtuar Ukrainës ndihmë të re me vlerë 1.5 miliardë euro, njoftoi të martën Brukseli.

Ky është “raundi” i katërt i ndihmës për Ukrainën, me 18 miliardë euro të planifikuara përmes paketës së ndihmës mikrofinanciare.

“Që nga fillimi i vitit, ne kemi paguar 7.5 miliardë në ndihmë mikrofinanciare. Ky financim ka mbuluar ndjeshëm nevojat urgjente financiare”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo do të mbulojë pagesën e pagave dhe pensioneve dhe, për shembull, mirëmbajtjen e spitaleve, shkollave dhe strehimoreve për të zhvendosurit.

Ndihma për Ukrainën kushtëzohet me forcimin e sundimit të ligjit dhe transparencë më të madhe në shpenzimin e parave.

Sipas këtyre kushteve, ndihma e radhës për Ukrainën do të paguhet në qershor. Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Ukraina ka marrë rreth 70 miliardë euro ndihmë.

Kjo shifër përfshin ndihmën financiare, humanitare, ushtarake dhe buxhetore nga Bashkimi Evropian, vendet anëtare të BE-së dhe institucionet financiare evropiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco