Policët kapin politikanin amerikan nga Rhode Island duke konsumuar drogë në veturë

Policët kapin politikanin amerikan nga Rhode Island duke konsumuar drogë në veturë

19:56, 23/05/2023
A+ Aa A-

Një këshilltar republikan i qytetit nga shteti amerikan i Rhode Island është në telashe, pasi u kap duke fjetur pasi konsumoi kokainë të hënën e kaluar.

Arrestimi, i cili u kap në video, tregon një burrë pas timonit të një veture që kishte lëndë narkotike dhe policët fillojnë ta kontrollojnë mjetin motorik.

Një kalimtar i shqetësuar pa Matthew Reilly, 41 vjeç, të shtrirë në veturën e tij dhe thirri policinë. Në video shihet sesi politikani i pavetëdijshëm apo në gjumë të thellë zgjohet nga një polic.

“Ti po mbyteshe në gjumë. Dikush më paralajmëroi për këtë”, dëgjohet duke thënë polici amerikan.

“Kam apnea gjumi. Më vjen keq”, thotë Reilly, të cilit polici i përgjigjet: “Epo, ju keni një llullë për crack në duart tuaja”.

Ai fillimisht kishte mohuar se ka drogë në veturë, dhe policisë i kishte thënë se “dikur kishte konsumuar” dhe se ishte nisur për në punë.

Më pas, policia gjen kokainë në konzolën qendrore të veturës, pas së cilës Reilly pranon se i është kthyer konsumimit pasi ka qenë i pastër për 13 vjet. Ai ia atribuoi atë një “divorci të vështirë”. Ulësja e shoferit ishte e mbuluar me një mbetje të bardhë.

“Ju jeni një këshilltar në Cranston, ju pini duhan crack, keni marrë crack. Çfarë mendoni se do të thoshin votuesit”, pyeti polici politikanin Reilly.

Politikani, i cili është edhe avokat, u arrestua dhe dha dorëheqjen si këshilltar dhe kryetar i degës lokale të Partisë Republikane. Ai duhet të dalë në gjykatë në qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco