Policia nis kërkimet për Madeleine McCann, 16 vite pas zhdukjes së saj

Policia nis kërkimet për Madeleine McCann, 16 vite pas zhdukjes së saj

13:10, 23/05/2023
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se kanë nisur kërkimet  në jug të Portugalisë, në lidhje më zhdukjen e vajzës britanike Madeleine McCann në vitin 2007. Policia portugeze iu është bashkuar kërkimeve pasi ka kufizime ligjore për detektivët gjermanë që veprojnë jashtë vendit.

Të pranishëm në vendngjarje janë edhe oficerët britanikë. Ata janë duke në vendin ku vajza u pa për herë të fundit në Algarve. Madeleine ishte 3 vjeçe kur u shpall e zhdukur teksa ishte në pushime me familjen në Portugali.

Christian Brueckner ishte i dyshuari kryesor nga prokurorët portugez në vitin 2022. Mësohet se ai ka frekuentuar shpesh liqenin ku tani po bëhen kërkime.

Ai po ngiste një furgon kampingu VW Westfalia në Portugalinë jugore, i cili thuhet se u pa pranë vendpushimit Praia da Luz më 3 maj 2007. Madeleine ishte zhdukur në të njëjtën ditë.

Brueckner u burgos në Gjermani në prill 2022 për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje 72-vjeçare në vitin 2005 në të njëjtin resort në Portugali.

45-vjeçari nuk është akuzuar kurrë për zhdukjen e Madeleine dhe ka mohuar çdo përfshirje në rast.

Madeleine McCann kishte qenë me pushime me familjen e saj në Ocean Club në Praia da Luz, në Algarve të Portugalisë, kur ajo u zhduk më 3 maj 2007.

Prindërit e saj shkuan për darkë me një grup miqsh në një restorant në kompleksin . Derisa, Madeleine dhe vëllai dhe motra e saj më e vogël  binjakë  qëndruan në apartament, 100 metra larg.

Atë natë Madeleine, u zhdujk dhe ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco