Arrestohet kongresmeni republikan, George Santos

Arrestohet kongresmeni republikan, George Santos

16:37, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kongresmeni republikan, George Santos u arrestua sot nën akuzat për pastrim parash, mashtrim dhe vjedhje të fondeve publike.

George Santos (34), i cili i “frynte” të ardhurat financiare dhe “zbukuroi” CV-në e tij, pranoi se shpiku një pjesë të mirë të biografisë së tij, raporton cnn.

Santos, i cili e përshkroi veten si “realizimi i ëndrrës amerikane”, u akuzua gjithashtu se gënjeu për përkatësinë fetare, duke pretenduar se ishte “krenar për trashëgiminë hebraike” edhe pse ishte rritur në një familje katolike.

Ai akuzohet se ka aplikuar në skemat e papunësisë, duke pretenduar se ishte i papunë gjatë kohës së pandemisë.

Edhe pse në aplikim pretendonte se ishte i papunë që nga marsi i vitit 2020, sipas prokurorëve, ai ishte i punësuar në një firmë investimesh, ku fitonte 120 mijë dollarë në vit.

Ndryshe, kundër ligjvënësit republikan po kryhen disa hetime në Kongresin amerikan, në shtetin e New Yorkut, madje edhe në Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco