Dështojnë sërish bisedimet për marrëveshjen e grurit, Rusia dhe Ukraina me OKB-në nuk gjejnë gjuhën e përbashkët

Dështojnë sërish bisedimet për marrëveshjen e grurit, Rusia dhe Ukraina me OKB-në nuk gjejnë gjuhën e përbashkët

19:57, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një grup tjetër bisedimesh për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi ka përfunduar në bllokim, pasi Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB- ja nuk gjetën një marrëveshje për anijet që eksportojnë grurë.

Zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se inspektimet ditore të anijeve të autorizuara më parë do të vazhdojnë, ndërsa marrëveshja aktuale do të përfundojë më 18 maj.

Rusia ka publikuar një listë kërkesash që dëshiron të plotësohet për vazhdimin e marrëveshjes, e cila u arrit vitin e kaluar për të lehtësuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga grumbullimi i grurit në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco