Emigrantët e paligjshëm/ Joe Biden planifikon dërgimin e 1500 trupave në kufirin me Meksikën

Emigrantët e paligjshëm/ Joe Biden planifikon dërgimin e 1500 trupave në kufirin me Meksikën

20:12, 02/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Joe Biden, parashikon  dërgimin e 1500 ushtarëve në kufirin me Meksikën, në funksion të skadimit të të ashtuquajturit “Titulli 42”, dispozitë në fuqi që nga periudha e pandemisë Covid-19 e cila lejonte refuzimet në kufi për arsye shëndetësore ( Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte njoftuar tashmë një goditje ndaj imigracionit të parregullt).

Kështu raporton “Fox News”, duke cituar burime qeveritare, sipas të cilave në Uashington po rritet shqetësimi se dhjetëra mijëra emigrantë mund të nisen drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga java e ardhshme.

Ushtarët do të zgjidhen nga njësi të ndryshme të ushtrisë dhe do të ngarkohen të ndihmojnë policinë kufitare në detyra administrative dhe logjistike.

Ata do të jenë të armatosur, por vetëm për vetëmbrojtje.

Operacioni është  i ngjashëm me atë të urdhëruar në të kaluarën nga ish-presidenti Donald Trump për të menaxhuar flukset e emigrantëve në kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco