VIDEO/ Avioni luftarak i ukrainasve lokalizon ata rusë, u vihet pas, i gjuan me raketa

VIDEO/ Avioni luftarak i ukrainasve lokalizon ata rusë, u vihet pas, i gjuan me raketa

16:38, 02/05/2023
A+ Aa A-

Një video amatore shfaq momentin, kur aeroplani luftarak i forcave ajrore ukrainase ndjek nga pas aeroplanët rusë të cilët i godet me raketa.

Pamjet i publikoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ku aeroplani i Kievit arriti të lokalizojë aeroplanët e Moskës të cilët më pas fillon t’i gjuajë me raketa.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga aeroplanët e rusëve është rrëzuar, por në pamje shihen raketat që i lëshon aeroplani i ukrainasve.

Në anën tjetër një kundërofensivë e paralajmëruar nga Kievi, ka alarmuar forcat pushtuese ruse, që kanë filluar përgatitjet për evakuim në shumë zona.

Ndryshe luftimet e ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në tërë territorin e Ukrainës, në veçanti në lindje të vendi – përkatësisht në Bakhmut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco