Lundrimi me kroçierë kthehet në tragjedi, i riu vdes pasi i propozon për martesë partneres

Lundrimi me kroçierë kthehet në tragjedi, i riu vdes pasi i propozon për martesë partneres

16:35, 02/05/2023
A+ Aa A-

Një udhëtim ëndrrash në Mesdhe u kthye në tragjedi. Një 35-vjeçar italian ka humbur jetën pak kohë pasi i propozoi partneres së tij për martesë, gjatë një lundrimi me kroçierë, në prani edhe të fëmijës së tyre 14 muajsh.

Në det të hapur dhe me një “ceremoni” romantike në gjunjë dhe dorëzimin e unazës Silvio Maisti i kërkoi Valentina Triolos të bëhej gruaja e tij, por pikërisht në atë anije, pas premtimit të martesës, 35-vjeçari pësoi një sëmundje fatale, ndoshta një atak në zemër.

Së bashku me ta ishin edhe familjarë të tyre, të cilët akuzuan shërbimet e urgjencës për mbërritje në vendngjarje me vonesë edhe pse u thirrën në kohë.

Ankorimi në Civitavecchia ishte planifikuar në orën 7 dhe zbarkimi në orën 8. Sapo anija mbërriti në port, forcat e policisë italiane u lejuan të hipnin në orën 14:30 vetëm falë ndërhyrjes së Farnesina-s, raportojnë mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco