Ra nga trotineti dhe përfundoi në binarë në Londër, pasagjerët vrapojnë për ta ndihmuar gruan para se të arrijë treni

Ra nga trotineti dhe përfundoi në binarë në Londër, pasagjerët vrapojnë për ta ndihmuar gruan para se të arrijë treni

15:01, 02/05/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur pasagjerët kërcejnë në binarët të trenit për ta ndihmuar gruan që ishte rrëzuar, me qëllim që të mos goditet nga treni.

Një grup burrash kërcyen në binarë në stacionin e metrosë King’s Cross në Londër, për ta ndihmuar gruan që kishte rënë dhe për pak minuta pritej të kalonte andej treni.

Kalimtarët e rastit dëgjohen duke bërtitur “ia hiqni këpucën”, derisa po mundoheshin t’ia largonin këmbën që i kishte ngecur në binarë.

Madje edhe ekipet e mjekëve i dolën në ndihmë, që intervenuan në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në spital.

Mediat e atjeshme raportohet se gruaja ishte rrëzuar nga trotineti elektrik, derisa po lëvizte me të nëpër platformë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco