Nëna me fëmijë sulmohet nga bletët në Arizona, shpëton vajzat por u thumbua mbi 70 herë

Nëna me fëmijë sulmohet nga bletët në Arizona, shpëton vajzat por u thumbua mbi 70 herë

14:21, 02/05/2023
A+ Aa A-

 

Një nënë e dy fëmijëve nga Arizona është me fat që është gjallë, pasi ajo dhe dy vajzat e saj u sulmuan nga bletët vrasëse gjatë një sesioni fotografik familjar.

Reagimi i saj i shpejtë i shpëtoi fëmijët nga pickimi thumbimi, por gruaja pësoi më shumë se 75 thumbime bletësh dhe përfundoi në një spital lokal ku u shërua.

 

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon ekuipazhet e zjarrfikësve që spërkasin shkumë mbi veturën, ndërsa një zjarrfikës nxiton të nxjerrë një nga vajzat.

Gjyshja e vajzës, e cila raportoi sulmin te dispeçeri në Phoenix, thuhet se është dërguar për ndihmë, shkruan Daily Mail.

Të lutem nxito, të lutem nxito,” tha ajo.

“Vajza ime nuk mund të futet në veturë. Ajo është duke u sulmuar nga bletët, dërgoni ndihmë”, thuhet në mesazhin e dërguar urgjencës.

Kur skuadrat arritën, ata përdorën shkumë për të “shpërndarë bletët” përpara se të nxirrnin fëmijët nga vetura.

Aaron Lorti, pronar i AZ Bee Kings, tha se bletët vrasëse janë veçanërisht aktive këtë kohë të vitit.

“Rreth kësaj periudhe të vitit, ata po pjalmojnë, po zgjedhin pika të reja, po grumbullohen”, tha ai për FOX 10 Phoenix.

Vetëm një thumbim, tha Lorti, i lë feromonet për t’i sinjalizuar të tjerët që të sulmojnë.

“Sapo të thumboheni dhe të përpiqeni të ikni, e gjithë kosherja do të përpiqet të vijë pas jush”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco