Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Blinken gënjeu nën betim në Kongres për lidhjet e tij me Hunter Biden

Blinken gënjeu nën betim në Kongres për lidhjet e tij me Hunter Biden

08:59, 01/05/2023
A+ Aa A-

Thellohet skandali i lidhjeve të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden.

Senatori republikan, Ron Johnson akuzoi Sekretarin e Shtetit, se gënjeu hapur kur dëshmoi nën betim në Kongres në vitin 2020 se ai nuk kishte dërguar kurrë email për Hunter Biden.

Johnson i bëri komentet për Fox News pasi emailet e Hunter Biden dhe Antony Blinken zbuluan se të dy ishin në komunikim në vitin 2015, në kohën kur Blinken punonte për presidentin e atëhershëm, Barack Obama dhe Hunter Biden ishte në bordin e firmës ukrainase të energjisë Burisma.

“Ne e dimë se ai gënjeu hapur Kongresin se nuk i kishte dërguar kurrë email për Hunter Biden. Mendoj se ai tha një mori gënjeshtrash të tjera,” tha Johnson.

Emailet e verës së vitit 2015 tregojnë se Hunter kontaktonte me Blinken për të marrë ‘këshillat’ e tij për disa gjëra.

Johnson u bëri thirrje kolegëve të tij ligjvënës që të lëshojnë një fletëthirrje për Blinken dhe gruan e tij, Evan Ryan, që të dëshmojnë sërish përpara Kongresit pasi kanë shkelur ligjin duke gënjyer në dhjetor të vitit 2020.

Vetëm para pak ditësh u mësua se Antony Blinken nxiti të paktën 51 ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane që të shkruajnë një letër ku thuhej se historia e laptopit të Hunter Biden ishte një keqinformim rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco