Grabiten 200 mijë euro çanta në dyqanin luksoz

Grabiten 200 mijë euro çanta në dyqanin luksoz

21:09, 05/04/2023
A+ Aa A-

Një bandë hajdutësh ka kryer një supervjedhje gjatë natës në dyqanin Fendi në Romë në zonën e Via del Corso. Grabitja u zbulua nga menaxheri i dyqanit, i cili mëngjesin e së mërkurës, vuri re se dera ishte hapur me forcë dhe zbuloi mungesën e mallit. Hajdutët përvetësuan rreth tridhjetë çanta me vlerë të madhe, që kalonte 200 mijë euro.

Për të hyrë në dyqan, hajdutët hapën me forcë derën dytësore, atë që përdoret zakonisht nga punonjësit dhe arritën të çaktivizojnë sistemin e alarmit (i cili nuk funksionoi). Pasi hynë brenda zgjodhën disa nga çantat më të shtrenjta dhe pas një kohe shumë të shkurtër, vetëm disa minuta kanë ikur, duke humbur gjurmët e tyre. Dyshohet se banda ka shkuar duke identifikuar çantat për të vjedhur gjatë kontrolleve të mëparshme, me gjasë të paraqitur si klientë të Fendi.

Për momentin nuk ka asnjë detaj që mund të çojë në zbulimin e bandës. Fakti që dyqani është i pajisur me kamera sigurie mund të jetë i dobishëm për hetime, por nuk përjashtohet që hajdutët të kenë vepruar me fytyrë të mbuluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco