Forcat izraelite sulmojnë besimtarët në xhami, të paktën 400 të arrestuar

Forcat izraelite sulmojnë besimtarët në xhami, të paktën 400 të arrestuar

18:39, 05/04/2023
A+ Aa A-

 

Policia izraelite ka sulmuar dhjetëra besimtarë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të Jerusalem-it duke plagosur 14 persona. Të paktën 400 palestinezë u arrestuan dhe po mbahen në   një stacion policie. Ndërkohë 9 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në Izrael.

Policia hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit para agimit dhe u përlesh me besimtarët, në atë që tha se ishte një përgjigje ndaj trazirave në të gjithë Bregun Perëndimor dhe sulme ndërkufitare në Gaza.

Incidenti erdhi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit dhe në prag të Pashkës hebreje. Dëshmitarët palestinezë deklaruan se forcat izraelite përdorën forcë duke gjuajtur granata dhe gaz lotsjellës duke plagosur 14 besimtarë. Pamjet e marra nga brenda xhamisë tregojnë policinë izraelite e cila goditet me gurë ku mbeti i plagosur një polic. Nderkohë në një video tjetër duket se tregon policinë izraelite duke rrahur palestinezët me shkopinj. Rreth 400 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër të paktën nëntë raketa u hodhën më vonë nga Rripi i Gazës në Izrael.  Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani, por besohet se grupi militant Hamasi mendohet se kreu sulmin. Dëshmitarët thanë se tanket izraelite bombarduan gjithashtu pozicionet e Hamasit përgjatë gardhit kufitar në pjesën jugore të Rripit të Gazës duke goditur dy kampe refugjatët në qytetin e Gazës.

Grupet palestineze dënuan sulmet e fundit ndaj besimtarëve, të cilat ata i përshkruan si një krim. Incidenti shkaktoi një reagim të ashpër nga vendet arabe. Konfrontimet në Al-Aksa, xhamia e tretë më e shenjtë në Islam kanë ndezur luftëra vdekjeprurëse ndërkufitare midis Izraelit dhe sundimtarëve të Hamasit të Gazës në të kaluarën dhe një intesifikim të sulmeve për herë të fundit në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco