Sulmet me raketa në Donetsk, të paktën 6 të vrarë dhe 9 të plagosur

Sulmet me raketa në Donetsk, të paktën 6 të vrarë dhe 9 të plagosur

09:44, 03/04/2023
A+ Aa A-

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetsk, ka njoftuar kreu i administratës lokale.

Në një mesazh të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram, Pavlo Kyrylenko tha se forcat ruse kishin gjuajtur raketa S-300 dhe uragane në zonë.

Sulmi shkatërroi 17 ndërtesa të larta, 18 shtëpi dhe një spital, shtoi ai.

Ai renditi një numër zonash të tjera në Donetsk që ishin sulmuar gjithashtu në 24 orët e fundit, duke përfshirë Avdiivka e cila u godit nga tre raketa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco