Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në Iran

Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në Iran

15:28, 02/04/2023
A+ Aa A-

Dy gra janë sulmuar në një market në Iran pasi nuk kishin vënë shami. Në video e filmuar nga kamerat e sigurisë të biznesit tregojnë momentin kur njëra prej tyre sulmohet nga një klient.

Incidenti ka ndodhur në Shandiz, qytet në veri-lindje të vendit pranë Mashhadit. Njëra prej grave nuk po mbante shami kurse tjetra nuk e kishte vendosur sipas rregullave.

Pas një debati, në një moment burri në video u derdh kos në kokë të dyja grave përpara se të përballej me shitësin.

Sipas BBC, sulmuesi u arrestua për prishje të rendit publik, por drejtësia iraniane urdhëroi gjithashtu arrestimin e dy grave. Ato akuzohen për shfaqje të flokëve në publik, një veprim që konsiderohet i paligjshëm në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco