Scholz: Krimet e kryera në Bucha nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar

Scholz: Krimet e kryera në Bucha nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar

13:26, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se krimet e kryera në Bucha nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kancelari kujtoi një vjetorin e çlirimit të qytetit ukrainas në të cilin u krye një masakër mizore ndaj civilëve nga ushtarët rusë.

“Mizoritë e Bucha-s i treguan syve të botës se çfarë do të thotë lufta e Putinit. Ato imazhe më mbetën edhe në mendjen time.”, shkroi kancelari. “Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Kjo është arsyeja pse ne jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Rusia nuk duhet të fitojë”, përfundoi ai,

Kujtojmë që tre liderë të vendeve anëtare të BE-së kanë udhëtuar sot në Kiev. Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për liderin e Sllovakisë Eduard Heger, i Sllovenisë Robert Golob dhe lideri i Kroacisë Andrej Plenkoviç. Ata do të marrin pjesë në një samit që shënon njëvjetorin e çlirimit të Bucha-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco