FOTO/ Kush është Stormy Daniels, gruaja që futi në telashe Trump

FOTO/ Kush është Stormy Daniels, gruaja që futi në telashe Trump

10:32, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do përballet me 30 akuza pasi dyshohet se pagoi pornostaren Stormy Daniels që të mos fliste në lidhje me një aferë të dyshuar mes tyre. Trump ka mohuar aferën dhe pretendimet se ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e Stormy Daniels.

Por kush është Stormy Daniels?

Emri i saj i vërtetë është Stephanie Clifford. Ajo u rrit në një lagje të varfër në Luiziana. Në një intervistë, ajo tha se kishte menduar se do bëhej gazetare, pasi i pëlqente të shkruante.

Përpara se të punonte në industrinë porno, Daniels punoi në një klub striptizmi që në moshën 17-vjeçare. Karriera e saj në industrinë e filmave për të rritur njohu rritje të shpejtë dhe ajo mori disa çmime. Në vitin 2010 ajo madje tentoi një karrierë politike duke kandiduar për një post në senat për republikanët, por pa sukses.

Në një intervistë të vitit 2018, ajo pretendon se afera e saj me Donald Trump ndodhi në korrik të vitit 2006, gjatë një turneu golfi. Daniels ishte 27 vjeç, kurse Trump ishte 60. E shoqja e tij, Melania sapo kishte sjellë në jetë djalin e tyre, Barron.

Pornostari amerikan tha se Trump e ftoi për darkë dhe më pas u takuan në suitën e tij të hotelit. Aty ai i kërkoi që të zhvishej, pasi do e godiste me një kopje të një reviste që kishte në kopertinë fytyrën e tij. Danieles tha se Trump i kishte thënë se ajo i ngjan vajzës së tij.

Më pas të dy bënë seks të pambrojtur. E pyetur nga mediat më vonë, Daniels tha se ishte një seks normal.

Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim. Historia e aferës së tij doli pikërisht kur Trump shpalli kandidaturën për president. Ajo është rishfaqur vazhdimisht në kohë zgjedhore.

Pas lajmit për ngritjen e padisë ndaj Trump, Daniels reagoi në median sociale duke thënë: “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë”.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco