Padia ndaj ish-presidentit/ BBC: Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Padia ndaj ish-presidentit/ BBC: Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

10:11, 31/03/2023
A+ Aa A-

Donald Trump është i pari ish-president amerikan që përballet me akuza penale. Ai akuzohet se ka paguar një pornostare që të mos flasë për aferën e tyre. Por çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nga Anthony Zurcher, BBC

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trump kanë treguar se arrestimi i ish-presidentit do të ndiqte një procedurë standarde. Kjo do të thotë se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur në gjykatën e qytetit të Nju Jorkut, ku do plotësojë një formular, do i merren shenjat e gishtave dhe do i bëhet fotoja e arrestimit.

Duke pasur parasysh natyrën historike të një lëvizje të tillë dhe shqetësimet e sigurisë të përfshira, mënyra se si do shpaloset një gjë e tillë është e pasigurt- dhe ka të ngjarë që të jetë objekt negocimi mes zyrës së prokurorit të qarkut dhe ekipit të Trump.

Pasi çështja të depozitohet dhe të zgjidhet një gjyqtar, do vendosen detaje të tjera, të tilla si koha e gjykimit dhe kufizimet e mundshme të udhëtimit dhe kërkesa për lirimin me kusht të të pandehurit. Një dënim për kundërvajtje do të rezultonte me gjobë.

Por nëse Trump do të dënohej për krime më të rënda, do të përballet me një dënim maksimal prej 4 vitesh burg, megjithëse disa ekspertë parashikojnë se një gjobë është më e mundshme dhe se çdo kohë pas hekurave është shumë e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco