Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina i kërkojnë Pekinit t'i japë fund luftës

Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina i kërkojnë Pekinit t'i japë fund luftës

13:50, 20/03/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Ukrainës i kanë kërkuar Xi Jinping të Kinës që të përdorë udhëtimin e tij në Rusi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainën fqinje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se udhëtimi i Xi po ndiqej "nga afër" - dhe u tha agjencive të ndryshme të lajmeve se vendi i tij priste që udhëheqësi kinez të përdorte "ndikimin e tij në Moskë për ta bërë atë t'i jepte fund luftës agresive kundër Ukrainës".

Me një ton të ngjashëm, një zëdhënës i Downing Street tha se Xi duhet ta përdorë vizitën e tij për të inkurajuar presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë trupat ruse nga Ukraina dhe "të pushojë së bombarduari qytetet, spitalet, shkollat ​​e Ukrainës dhe të ndalojë disa nga këto mizori".

Më herët, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se çështjet e ngritura në planin e paqes të Kinës do të diskutohen gjatë negociatave, "në një mënyrë apo tjetër".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco