Çfarë do të thotë për Ukrainën udhëtimi i Presidentit kinez në Moskë?

Çfarë do të thotë për Ukrainën udhëtimi i Presidentit kinez në Moskë?

13:20, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kjo është pyetja në mendjen e shumë njerëzve - ndoshta jo më shumë për presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se nuk dëshiron që Kina të furnizojë me armë Rusinë.

Ai ka kërkuar të takojë Xi Jinping disa herë që nga shpërthimi i luftës, megjithëse kjo nuk ka ndodhur ende. 

Raportet e mediave amerikane sugjerojnë se lideri kinez do të flasë me Zelensky praktikisht pas udhëtimit të tij në Rusi, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Jo shumë kohë pasi Xi zbarkoi në Moskë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës shkroi në Tëitter, duke sugjeruar se plani i paqes 12-pikësh i Kinës për të ndihmuar në zgjidhjen e luftës humbi disa detaje kyçe.

Oleksiy Danilov tha se tërheqja e trupave ruse nga territori i Ukrainës duhet të jetë klauzola "e parë dhe kryesore" e propozimit. 

Aktualisht nuk thotë asgjë të tillë - vetëm se "sovraniteti i të gjitha vendeve" duhet të respektohet.

Kremlini ka thënë se Xi dhe Putin do të diskutojnë planin. Ne do t'ju sjellim më shumë se çfarë thonë ata kur ta kemi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco