Deputeti rus-Putinit: Të pushtojmë Stambollin, të përfitojmë nga kriza në Turqi

Deputeti rus-Putinit: Të pushtojmë Stambollin, të përfitojmë nga kriza në Turqi

19:40, 18/03/2023
A+ Aa A-

Këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar në Twitter një video të një deputeti rus i cili këshillon presidentin Putin që të pushtojë Srambollin.

Në video dëgjohet deputeti rus, Semyon Bagdasarov, i cili thotë se Rusia duhet të përfitojë nga kriza në shtetin turk e shkaktuar nga tërmeti dhe të aneksojë territoret e veta.

Ai Këshillon Moskën se është momenti që Turqia të largohet nga Azia Qëndrore.

“Të dërgojmë forca të caktuara në Turqi, ta marrim Kostandinopojën se qyteti “historikisht na përket neve. Le të përfitojmë nga kjo. Kriza duhet të përfundojë me shembjen e Turqisë dhe aneksimin e këtyre territoreve”, tha Bagdasarov.

Postimi në Twitter i Anton Gerashchenko

Semen Bagdasarov, deputeti rus i parlamentit, sugjeroi që të shfrytëzohet katastrofa në Turqi e shkaktuar nga tërmetet – t’u merret Stambolli dhe t’i bashkohet Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco