Rusia pretendon se ka rrëzuar dronë ukrainas që do të godisnin infrastrukturën civile

Rusia pretendon se ka rrëzuar dronë ukrainas që do të godisnin infrastrukturën civile

12:29, 28/02/2023
A+ Aa A-

Moska tha se kishte rrëzuar gjatë natës dy dronë ukrainas që kishin në shënjestër, infrastrukturën civile në jug të Rusisë, në mes të ofensivës së Rusisë në Ukrainë, njofton Euronews.

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi sot ushtrinë ukrainase për përpjekjen e sja për të kryer një sulm me dron në bregun verilindor të Detit të Zi.

“Regjimi i Kievit u përpoq të sulmonte objektet e infrastrukturës civile në rajonin e Krasnodarit dhe Republikën e Adygeas me drone”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Dronët 'neutralizohen'

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, "njësitë e luftës radio-elektronike të Forcave të Armatosura Ruse i neutralizuan dronët", të cilët humbën kursin e tyre.

“Një dron u ul në një fushë, tjetri devijoi nga rruga dhe nuk dëmtoi infrastrukturën civile të synuar”, shtoi komanda ruse.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve kishin raportuar më herët për një zjarr në një depo nafte në rajonin Krasnodar, rreth 240 km (149 milje) në jug-lindje të gadishullit të Krimesë, pasi një dron u pa duke fluturuar sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco