Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Pas tërmetit shkatërrues, Turqia arreston afro 200 persona për ndërtimet e dobëta

Pas tërmetit shkatërrues, Turqia arreston afro 200 persona për ndërtimet e dobëta

19:12, 26/02/2023
A+ Aa A-

Gati 200 persona janë arrestuar për dyshime në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë në fillim të këtij muaji, tha Ministria e Drejtësisë e Turqisë.

Ndryshe, rreth 50,000 njerëz gjetën vdekjen në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që goditi më 6 shkurt.

Dhe ministria tha se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve, shkruajnë mediat e huaja.

Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.

Të shtunën, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag tha se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.

Siç bëhet e ditur, më shumë se 5,700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, dhe janë shtruar pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco